Amerikanët kanë shkelur në Hënë në vitin 1972. Ata do të kthehen në sipërfaqen e hënës në vitin 2024, por me disa ndryshime. Këtë herë do të nisin një astronaut femër. Administratori i NASA bëri të ditur se gruaja e parë do të jetë një amerikane.
Zëvendëspresidenti Mike Pence kishte në plan që nisja të bëhej në 2028 por e afroi me 4 vite kohën. Bridenstine tha se “NASA është në periudhën e saj më të mire dhe plani nuk ka ndryshuar, por ka një ndryshim vetëm në afatin kohor.
Administratori i Nasas, Bridenstine sqaroi se NASA është në proçesin e ndryshimit të buxhetit fiskal 2020 dhe për misionin do të përfshijë më shumë fonde për misionin.
Misioni do të ndahet në disa faza, fillimisht amerikania do të shkojë në hënë. Faza e dytë, është që misioni të bëhet “i qëndrueshëm” deri në vitin 2028, që do të thotë se Shtetet e Bashkuara do të kenë përgjithmonë infrastrukturën e nevojshme për kthim.
“Ne mund të kemi qasje në tërësinë e hënës. Çdo herë që duam, kudo që duam, mund të arrijmë në sipërfaqen e hënës,” tha Bridenstine.
Ai shtoi se agjensia duhet t’i nënshtrohet një riorganizimi për t’u përgatitur për misionin e saj në Mars. NASA gjithashtu dëshiron të përdorë burimet e sipërfaqes së hënës, duke përfshirë qindra miliona tonë hidrogjen dhe oksigjen, të cilat mund të bëjnë raketa me karburant. “Ne do të shfrytëzojmë burimet e hënës. Do të tërhiqemi nga rreziku dhe pastaj mund të shkojmë në Mars,” përfundoi Administratori i Nasa-s.