INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nazime Visha padit të venë e Fiqiriut, merrte kërcënime

Nazime Visha padit të venë e Fiqiriut, merrte kërcënime

Publikuar më: 12:22 26-04-2016

Edhe në liri Nazime Visha nuk po gjen qetësi. Ajo pretendon se është kërcënuar me jetë nga Mynyre Muça, gruaja e Fiqiri Muçës.

E trembur Nazimja ka qënë e detyruar të kallëzojë në polici Mynyren. E sipas Shqiptarja.com Nazimja që ka pak kohë që ka lënë qelinë shpreson që të fitojë sigurinë për jetën e saj në liri.

Historia e Nazime ka bërë shumë bujë, pasi ajo ka vrarë sipas saj në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, Fiqiri Muçën. Por pas publikimit të një sërë meszheve telefonike që ajo kishte shkëmbyer me viktimin para krimit, ka rezultuar se e reja e kishte ftuar vetë në takim viktimën, dhe pasi Fiqiriu ka zbrituar nga makina është qëlluar me breshëri automatiku, duke mbetur i vdekur në vend.

Për këtë krim, Nazime Visha është dënuar me 10 vite burg, nga të cilat ka bëri vetëm 4 vjet, pasi u fal me një dekret special nga Presidenti, Bujar Nishani.

Po pas daljes nga burgu dhe mënyrës së lirimit të Nazimes, kanë reaguar shumë ashpër deri në kërcënime për hakmarje familjarët e Fiqiri Muça. Mësohet se pak ditë më parë, ka qënë gruaja e Fiqiriut, Mënyre Muça, ajo që ka kërcënuar me jetë Nazime Vishën.
Për këtë arsye Nazimja i është drejtuar policisë së Tiranës duke paraqitur një kallëzim penal për veprën penale të “Kanosjes” dhe “Përndjekjes” kundër Mënyre Muçës. E më tej Nazime Visha i është drejtuar dhe Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit një urdhër mbrojtje ndaj Mynyre Muçës, pasi sipas të resë, Muça përbën rrezik për jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0024678707122803