INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta akademiku i njohur Fahredin Hoxha

Ndahet nga jeta akademiku i njohur Fahredin Hoxha

Publikuar më: 10:35 11-09-2017

Profesori dhe akademiku Farudin Hoxha, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Akademiku Farudin Hoxha, ish-ministër i Ndërtimit dhe projektues i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri.

Për vdekjen e Hoxhës ka reaguar edhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, me nje postim ne Facebook:

Me hidhërim mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Farudin Hoxhës. Lajm i rëndë, që prek familjarët e tij, kolegët, miqtë dhe dashamirësit e shumtë. Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjitikës në Shqipëri. Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera. Familja humbi njeriun e dashur! Kolegët dhe miqtë humbën bashkëudhëtarin e shumë sfidave! Sektori elektroenergjitik humbi njeriun që me veprat e tij nuk do të harrohet asnjëherë. Të gjithë, kemi humbur një njeri të mirë! U prehsh në paqe Farudin!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut, Farudin Hoxha.

Kryemadhi shpreh se Hoxha është një prej akademikëve që la vepra të prekshme për gjithë vendin.

“Mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Profesor Farudin Hoxhes, të njeriut e punëtorit të palodhur, të Akademikut fjalëpak e punëshumë, kontributet e të cilit janë të prekshme në të gjithë vendin!”,- shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shton se “edhe pse nuk e kam njohur personalisht, njoh e nderoj dimensionet e emrit e të kontributit të tij të vyer, ndaj bashkë me nderimin për gjitha sa Profesor Farudin Hoxha i ka dhënë e i la Shqipërisë, shpreh keqardhje e dhembje për largimin nga jeta të një njeriu e qytetari, që jo gjithmonë mori gjatë këtyre 27 viteve të fundit mirënjohjen e nderimin që meritonte! U prehtë në paqe!”.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539