Alfie Evans vogëlushi vetëm 23 muajsh ka briktisur jetën ditën e sotme, pas 5 ditësh që mjekët i hoqën aparaturat.
Lajmin për largimin e tij nga jeta e ka dhënë vetë babi i tij 21 vjeçar nëpërmjet një postimi në facebook.
Ka mjaftuar kaq ku me mijëra qytetarë të dalin nëpër rrugë në shenjë protestë ndaj gjykatës dhe mjekëve që se lejuan këtë foshnje të jetonte.
Alfie kaloi në gjendje kome si pasojë e një sëmundje në tru dhe me vendim të gjykatës mjekët i hoqën aparaturat pasi sipas tyre nuk kishte asnjë shpresë.
Pavarësisht se prindërit e vogëlushit e apeluan vendimin, të gjitha shkallët e gjykatave e hodhën poshtë kërkesën e tyre.
Para 5 ditësh mjekët i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë, por ajo cka ndodhi më pas surprizoj të gjithë.
Alfie nuk vdiq! Madje ai jetoi 5 ditë.
Në këtë histori u përfshi edhe shteti italian, që ofroi të trajtojë në spitalet e tij djalin e vogël, që mbijetoi edhe për disa ditë pasi i hoqën aparaturat që e mbanin në jetë.
Kjo shkak një sërë protestash në Merseyside nga qytetarët të cilët akuzuan mjekët dhe gjykatën që spo e lejojnë këtë vogëlush të jetoj.
Megjithatë fundi i agonisë së Evans mori fund në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndarja e tij nga jeta ka tërheq vëmendjen dhe të Papa Francesco i cili nëpërmjet një postimi në Twitter "Jam thellësisht i mërzitur për vdekjen e të voglit Alfie. Sot do lutem për prindërit e tij"
Papa kishte reaguar dhe disa ditë më parë kur i kishte kërkuar Anglisë që ti dëgjonin dëshirën e prindërve dhe ta sillnin vogëlushin për kurim në Itali