INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ndal policia…’, përse u arrestuan dhjetëra zyrtarë te ministria e Transportit dhe tek Patentat [FOTO]

‘Ndal policia…’, përse u arrestuan dhjetëra zyrtarë te ministria e Transportit dhe tek Patentat [FOTO]

Publikuar më: 10:00 06-07-2019

Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, shumica prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas autorizimit nga Prokuroria Themelore “ka zhvilluar aktivitetet hetimore, duke siguruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me këto vepra penale”.

Sipas njoftimit, 23 të arrestuarit dyshohet se, përmes marrjes së ryshfetit, u kanë mundësuar kandidatëve të pajisen me patentë shoferë pa kaluar nëpër testet e nevojshme.

“Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga 23 të arrestuarit, 16 janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës në Departamentin për Patentë Shoferë, 3 mjekë, 1 psikolog, 1 menaxher dhe 2 bashkëpronarë të një auto-shkolle.

p3.PNG

p2.PNG

p1.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377