INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori, reagojnë Krimet e Rënda: S’kemi kërkuar masë sigurimi

Ndalohet në sallën e gjyqit prokurori, reagojnë Krimet e Rënda: S’kemi kërkuar masë sigurimi

Publikuar më: 21:08 14-01-2019

Spartak Çoçoli, prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës, është shoqëruar prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda për një verifikim.

Prokurorit i është kërkuar nga policia të linte një sallë gjyqi ndërsa po kryente detyrën në seancë. Më tej, është kryer kontrolli i tij fizik dhe kontrolli i zyrës, por mësohet se policia nuk ka gjetur prova rënduese për të deri në këto momente.

Arsyeja e shoqërimit për verifikim lidhet me një dyshim për mitmarrje. Dyshohet që prokurori të ketë ndihmuar për lirimin kundrejt pagesës të një mjeti të ndaluar për mangësi në dokumentacioni pak ditë më parë. Ekspertët janë duke kqyrur edhe kamerat e institucionit të Prokurorisë së Gjirokastrës lidhur me këtë ndalim.

Përmes një njoftimi për shtyp, Krimet e Rënda bëjnë me dije se nuk kanë dhënë urdhër as për ndalimi, procedimin apo arrestimin e Çoçolit, madje as policia nuk ka proceduar ta ndalojë në flagrancë, ndërsa shton se ka nisur hetimet lidhur me këtë procedim.

Njoftimi:

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Prokuroria per Krime te Renda nuk ka kerkuar asnje mase sigurimi personal ne Gjykaten e Krimeve te Renda per prokurorin Spartak Çoçoli.

Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest ne flagrance.

Pra, nuk ka as urdher ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate per arrestim dhe as arrest flagrance nga policia.

Prokuroria per Krime te Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me kete procedim.

Article Logic
Execution time: 0.0035419464111328