INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkombëtarët reagojnë për herë të parë për protestën e opozitës

Ndërkombëtarët reagojnë për herë të parë për protestën e opozitës

Publikuar më: 17:19 25-05-2018

Ditën e nesërme opozita pritët të mbaj një prostestë përball kryeministrisë.

Për herë të parë kanë reaguar dhe ndërkombëtarët.

Deligacioni i nivelit të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së gjatë takimit me krerët e politikës shqiptare ka deklaruar se shpresojnë që protesta e nesërme të jetë paqësore dhe demokratike.

Delegacioni i cili përbëhet prej Presidentit të saj George Tsereteli dhe Sekretarit të Përgjithshëm Roberto Montella, kanë zhvilluar takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Gjatë takimeve ata shprehën vlerësimin e tyre sa i përket mbështetjes së Shqipërisë për veprimtaritë e OSBE-së, si dhe gatishmërinë e AP të OSBE-së për ta shoqëruar popullin shqiptar dhe udhëheqësit e tij në procesin e reformave që po implementohet në vend. Në lidhje me protestën që do të mbahet të shtunën nga Opozita shqiptare, shprehën shpresën se ajo do të jetë paqësore dhe demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445