INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërprerja e sinjalit të Kuvendit nga TVSH, sherr mes Ramës, Berishës dhe Vasili

Ndërprerja e sinjalit të Kuvendit nga TVSH, sherr mes Ramës, Berishës dhe Vasili

Publikuar më: 10:38 28-09-2017

Ndërprerja e sinjalit të TVSH për televizionet private të seancën parlamentare ka sjellë përplasje të fortë në kuvend mes opozitës dhe qeverisë. LSI e PD ishin njëzëri kur kundërshtuan këtë vendim duke akuzuar direkt Kryeministrin Edi Rama se po vret fjalën e lirë në vend. Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë si aktin më të rëndë në 27 vite, ndërsa kreu i grupit të LSI Petrit Vasili e cilësoi parlamentin si një sekt ku nuk shpërndahet fjala e deputetëve.
Sali Berisha:
“Gëllçi i zi ka ndërpre sinjalin të gjitha media e të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin e shqiptarëve në maksimum me sallën e parlamentit, ky akt jashtëzakonish i rëndë, është atentat ndaj fjalës së lirë, tmerrit që ju ka kapur ju, qeverinë e noriegës”.
Gramor Ruçi:
“Të lutem, zoti Berisha mos ndërhy më. Çdo tentative për të ndërprerë fjalën e drejtuesit të seancës ndëshkohesh zoti Berisha. E dyta, rregullorja e kuvendit detyron RTSH të transmetojë disa seanca të plota që janë përcaktuar siç janë pyetjet, interpelancat, mocionet e debatit, përbërja dhe miratimi i programit. Seanca te tjera, TVSH është e detyruar që me kërkesë kërkesë të konferencës së kryetarëve ti transmetojë të plota dhe në oraret i thotë Kuvendi. Kaq kemi përcaktuar deri tani. nëse ka ndonjë mosmarrëveshje mes TVSH dhe kanaleve të tjera private këto janë çështje që zgjidhen në rrugë të tjera dhe jo në seancën e parlamentit”.
Petrit Vasili:
“Nuk jam i surprizuar, është në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë, ku sa më shumë të jetë e mundur duhet që në sytë e shqiptarëve mos hyjnë diskutimet pasi një i paditur që drejton qeverinë duke u trembur nga diskutimet ka bërë gjithçka që të kthejë parlamentin në një sekt ku fjala nuk shpërndahet. Për ju është një ngjarje tragjike. Jemi kthyer në vitin 1997, ku kemi pasur vetëm TVSH, kemi pasur vetëm një qeverisje në atë kohë. Atëherë kemi pasur 26 maj, patëm 25 qershor, tani erdhi koha e një media të vetme që është TVSH. Mënyra e organizimit, kapja e tij etj jemi kthyer në situatën e vitit 1997”.
Megjithatë ai që dha përgjigjen finale mbi këtë çështje ishte Kryeministri Edi Rama, i cili nuk kurseu ironinë për përfaqësuesit e opozitës në kuvend.
Edi Rama:
“Ligji që i imponon TVSH dhënien falas të veprimtarisë së kuvendit është një adoptim në kushtet e demokracisë i një situatë komuniste. Këtu fillon dhe mbaron gjithçka. Kërkesa e TVSH për tua shitur apo imponuar televizioneve private një fature ose dhënien e sinjalit me logon e TVSH është diçka që i takon të shkuarës. Sepse asnjë TV, qoftë publik apo privat nuk mund të ketë këtë ekskluzivitet.
Kjo është e thjeshtë mjafton që Kuvendi të marrë nga TVSH për sa kohë të ngrejë infrastrukturën e vetë sa të ngrejë infrastrukturën e vet. Sa i përket censurës mbylljes së gojë për të mos lënë popullin të dëgjojë opozitën është një komedi të cilën ERTV e shfaq live, dhe në pritje që ata të dalin nga luga e ujit ne të vazhdojmë punimet. Ne të vazhdojmë të merremi me problemin ndërsa puna e tyre është të merren me ne”.

Article Logic
Execution time: 0.0021140575408936