INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërprerja e vettingut në polici, PD: 534 drejtues të lartë, lidhje me Sigurimin

Ndërprerja e vettingut në polici, PD: 534 drejtues të lartë, lidhje me Sigurimin

Publikuar më: 11:41 20-10-2018

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një deklaratë për mediat ka thënë se vettingu në polici është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit.Sipas tij, Ministria e Brendshme po mban të fshehtë skandalin që konfirmon drejtimin e Policisë së Shtetit nga vegla gjakatare e diktaturës.

PD i kërkon Autoritetit të Dosjeve të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të publikojë listën me sigurimsat në drejtimin e Policisë së Shtetit.

“Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të riniste procesi i ndërprerë i vettingut në polici. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.

Një nga kriteret për vlerësimin e figurës së çdo punonjësi të Policisë apo Gardës lidhet me të shkuarën e tij në raport me Sigurimin e Shtetit, të cilën janë të detyruar ta deklarojnë në një formular të veçantë” deklaroi Strazimiri.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545