INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërpritet gjyqi për 'Avdylajt', i pandehuri humb ndjenjat në sallë

Ndërpritet gjyqi për 'Avdylajt', i pandehuri humb ndjenjat në sallë

Publikuar më: 10:23 24-10-2018

Gjatë kohës që në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohej seanca për "Avdylajt" dhe pjesën tjetër të të arrestuarve, një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë.

Burimet për mediet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 74-vjeçarin Vlash Gazulli, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Gazulli akuzohet për falsifikimin dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në "Ranën e Hedhun".

Gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113