INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndëshkim me gurë për homoseksualët dhe shkelësit e kurorës

Ndëshkim me gurë për homoseksualët dhe shkelësit e kurorës

Publikuar më: 10:09 28-03-2019

Nga 3 prilli në Brunei, homoseksualët dhe ata që shkelin kurorën, rrezikojnë ndëshkimin për t’u qëlluar me gurë: shteti i vogël islamik në fakt e ka futur dënimin koranik, si pjesë të zbatimit të një kriteri të ri penal të bazuar në Sheriat.

Subjektet e mbretërisë së vogël të Azisë Juglindore do të jenë subjekt i një serie të re ligjesh, të cilat përfshijnë edhe amputimin e një dore dhe një këmbë për krimin e vjedhjes.

Brunei, i cili në vitet e fundit ka miratuar një formë më konservatore të Islamit, njoftoi në vitin 2014 qëllimin e saj për të futur Sheriatin, sistemin ligjor islam që imponon dënim të rëndë trupor, nëpërmjet një direktivi nga Sulltani i Bruneit, i cili është një nga udhëheqësit më të pasur në botë me një pasuri personale prej rreth 20 miliardë dollarë dhe që ka qëndruar në fron që nga viti 1967.

Ligji i Sheriatit do të zbatohet vetëm për muslimanët, të cilët përbëjnë rreth dy të tretat e popullsisë.

Në vendin e vogël të Azisë Juglindore, alkooli ka qenë i ndaluar prej kohësh dhe ka gjoba dhe dënime për ata që nuk shkojnë të falin namazin e së premtes.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484