INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndëshkimi i të Fortëve”, në një javë 54 të arrestuar për drogë dhe armë

“Ndëshkimi i të Fortëve”, në një javë 54 të arrestuar për drogë dhe armë

Publikuar më: 15:10 05-11-2018

Rreth 54 persona janë arrestuar gjatë javës që lamë pas. Në kuadër të operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve, drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka tha se arrestimi i “Të fortëve” është bërë për armëmbajtje pa leje apo se janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Policia sqaron se janë:
– 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
– 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
– 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
– 5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale këtë javë janë sekuestruar 8 armë zjarri, rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë dhe rreth 110 kg kanabis.

“Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor:

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj., janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak” thuhet në njoftimin për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0022351741790771