Ndryshimet klimatike tashmë po dëshmojnë fenomene të frikshme. Një ‘stuhi e vërtetë mushkonjash ka pushtuar rajonin Voronezh të Rusisë.
Ka aq shumë mushkonja sa banorët e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre.
Mediat raportojnë se nga pickimi i tyre kanë ngordhur edhe shumë kafshë të tjera.
Autoritetet po përpiqen të ndalojnë insektet gjakpirëse, ndërsa numri rritet.
Moti i nxehtë dhe përmbytjet rekord kanë krijuar kushte ideale për mushkonjat, duke ndihmuar në shumimin e numrit të tyre.
Videot e shpërndara në media apo rrjetet siciale tregojnë pamje me të vërtetë të frikshme.