INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e shqiptarit 18-vjeçar në Greqi

“Ndodhi gabimisht”, autori pranon vrasjen e shqiptarit 18-vjeçar në Greqi

Publikuar më: 17:36 05-12-2018

Të tjera detaje dalin në lidhje me vrasjen me armë zjarri të 18-vjeçarit shqiptar në Greqi.

Autori i dyshuar i krimit pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës. Paraprakisht thuhet se autori i vrasjes së shqiptarit Marios Isak nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

“Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”, shkruan “Protothema”

Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se vdekja ka ardhur nga një plumb i vetëm që i riu ka marrë në gjoks.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833