INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 2016 raportohen 178 masa disiplinore për punonjësit e administratës

Në 2016 raportohen 178 masa disiplinore për punonjësit e administratës

Publikuar më: 09:31 07-04-2017

Departamenti i Administratës Publike edhe pse në një raport shprehet me nota pozitive sa i përket masave  disiplinore ndaj administrates, të dhëna nga Këshilli i Lartë i Shtetit, pasi ato janë janë ulur me 46 për qind në raport me 2015, ato nuk kanë munguar.
Gjithësej janë dhënë 178 masa disiplinore, ku 55 ishin për largime nga shërbimi civil, 60 persona u është mbajtur 1/3 e pagës për 6 muaj rresht, 40 nga këto masa ishin për pezullim i të drejtës për tu ngritur në detyre të paktën për dy vite dhe 23 masa ishin vërejtje të thjeshta.
Pjesa më e madhe e masave disiplinore janë ulur dhe e vetmja që ka pësuar rritje me 21% është “Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë deri në dy vjet përfshirë rritjen në shkallën e pagës”.
Rënia e masave disiplinore DPA e argumenton me faktin se nëpunësit civilë, janë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për të drejtat dhe detyrimet e tyre sipas legjislacionit të nëpunësit civil, si dhe anëtarët e organeve disiplinore (eprorët direkt apo komisionet disiplinore) kanë një njohje më të mirë të procedurës disiplinore, e sidomos anës formale të saj.
Nga ana tjetër Kontrolli i lartë i shtetit për të njëjtin vit njoftoi se ka dhënë 1515 masa disiplinore dhe administrative, nga të cilat 515 masa rezultojnë të pa pranuara ose në nivelin 34% të masave të rekomanduara. Por masat e KLSH përfshijnë edhe pushtetin lokal dhe ndërmarrjet shtetërore të cilat nuk janë nën mbikëqyrjen e DAP.
KLSH raportoi se gjatë vitit 2016 është parë një lloj rezistence në drejtim të dhënies së masave disiplinore nga ana e titullarëve të institucione. Pra në 30% e masave të rekomanduara janë në kompetencë të titullarit.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105