INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në 5 vjet dyfishohen të prekurit nga kanceri! Shkaqet...[VIDEO]

Publikuar më: 14:43 07-02-2018

Kanceri s’po njeh të ndalur. Në 5 vite në vendin tonë janë dyfishuar të prekurit, duke shënuar në 2017 rreth 7 mijë raste të reja. Sipas mjekëve shqetësues është fakti që pjesa më e madhe e pacientëve iu drejtohen spitaleve në stade të avancuara të sëmundjes, ku dhe propabiliteti për të shpëtuar është shumë i ulët. Mbi 80% e të prekurve nga tumoret humbin jetën. Grupmosha nga 40-60 vjeç është më e rrezikuara, pasi dhe rastet më të shumta të diagnostikuar me këtë sëmundje i përkasin këtij grupi. Një tjetër konstatim nga mjekët është se 4 nga 10 raste të diagnostikuara me kancer ndeshen në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria. E vlerësohet se rreth 70% e vdekjeve nga kanceri ndodhin në këto vende.
Ekspertët e OBSH, kanë parashikuar se situata do jetë më alamante se në dekadat e ardhshme të prekurit nga tumoret priten të rriten. Ku në dy dekadat e ardhshme, numri do jetë 70% më i lartë. Në 2030 numri vjetor global i të diagnostikuarve me kancer parashikohet të arrijë në rreth 23.6 milionë njerëz.
Në këto kushte mjekët raportojnë dhe faktorët e riskut, si ndotja e mjedisit, stili i jetesës, abuzimi me alkoolin e duhanin, kequshqyerja, jeta sedentare apo dhe obeziteti.

Në 5 vjet dyfishohen të prekurit nga kanceri! Shkaqet...

Kanceri s’po njeh të ndalur, në vendin tonë. Në 5 vite janë dyfishura të prekurit, duke shënuar në 2017 rreth 7mijë raste të reja. Sipas mjekëve shqetësues është fakti që pjesa më e madhe e pacientëve iu drejtohen spitaleve në stade të avancuara të sëmundjes ku dhe propabiliteti për të shpëtuar është shumë i ulët. Mbi 80% e të prekurve nga tumoret humbin jetën. Grupmosha nga 40-60 vjeç është më e rrezikuara, pasi dhe rastet më të shumta të diagnostikuar me këtë sëmundje i përkasin këtij grupi. Një tjetër konstatim nga mjekët është se 4 nga 10 raste të diagnostikuara me kancer ndeshen në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria. E vlerësohet se rreth 70% e vdekjeve nga kanceri ndodhin në këto vende.

Ekspertët e OBSH, kanë parashikuar se situata do jetë më alamante se në dekadat e ardhshme të prekurit nga tumoret priten të rriten. Ku në dy dekadat e ardhshme do numri do jetë 70% më i lartë. Në 2030 numri vjetor global i të diagnostikuarve me kancer parashikohet të arrijë në rreth 23.6 milionë njerëz.

Në këto kushte mjekët raportojnë dhe faktorët e riskut, si ndotja e mjedisit, stili i jetesës, abuzimi me alkoolin e duhanin, kequshqyerja, jeta sedentare apo dhe obeziteti.

Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912