INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në “Air Albania” ushqime me parime islame..., ç’thuhet në broshurë [FOTO]

Në “Air Albania” ushqime me parime islame..., ç’thuhet në broshurë [FOTO]

Publikuar më: 12:47 02-05-2019

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një broshurë e kompanisë së fluturimit ‘Air Albania’, një broshurë e cila po shkakton shumë debate.

Në këtë broshurë thuhet se ushqimi që ofron kompania “Air Albania” është në përputhje me parimet islame.

“Të gjitha ushqimet tona janë përgatitur në bazë të parimeve islame, duke përdorur ingredientë të freskët” thuhet në broshurë e cila është sin ë gjuhën turke por edhe në gjuhën angleze.

Kujtojmë se avioni i parë i “Air Albania” u regjistrua në Rinas pak ditë më parë dhe ka fluturuar në linjën Tiranë-Stamboll, ndërkohë që do të pasohet nga avionë të tjerë, që do të fluturojnë në Europë dhe veçanërisht në tregun italian, ku është edhe fluksi më i madh.

Kompania zotërohet nga tre aksionerë ku pala shqiptare ka mazhorancën me 51% të aksioneve.

foto_air_albania.PNG

 

air_labnaia.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984