Nga 7 bashkitë e qarkut të Vlorës është mbyllur votimi në atë të Delvinës. Janë drejt përfundimit dhe Konispoli, Himara, Selenica. Vijon numërimi në Finiq, Sarandë dhe Vlorë.
PS e udhëheq bindshëm me vota këtë qark, por ajo çfarë bie në sy është rezultati i thellë në bashkinë e Vlorës, ku udhëheq me +17 mijë vota.
Bie ne sy që në Delvinë LSI “mund” PD.
Në mbyllje të numërimit të 24 kutive në Delvinë rezultati:
PS - 2763 vota
PD - 980 vota
LSI - 2104