Kryeministri Edi Rama, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Dritare” me gazetaren Rudina Xhunga në “News 24”. Nga studio e emisionit, kreu i qeverisë ka folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend, por edhe shumë problematikave të tjera.
Në çdo dalje, Rama i kushton rëndësi të veçantë veshjes dhe siç duket të njëjtën gjë ka bërë mbrëmjen e sotme. 16 tetori përkon me ditën e lindjes së ish diktatorit Enver Hoxha dhe në këtë 110 vjetor të lindjes së tij mesa duket Rama ka vendosur ta kujtojë me një detaj në veshjen e tij. Siç shihet në fotot e mëposhtme në kravatën e kryeministrit Rama ndodhet një yll e po të kthehemi pas në kohë, ylli komunist ishte simboli i partisë komuniste.
Të jetë kjo arsyeja vallë apo ishte thjesht një zgjedhje rastësore?