INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ditën e rinisë, PD: Më mirë pa Ramën

Në ditën e rinisë, PD: Më mirë pa Ramën

Publikuar më: 13:20 12-08-2016

Në ditën ndërkombëtare të rinisë, PD ka zgjedhur sërisht sulmin kundrejt kryeministrit Rama.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha se rinia do jetë më e mirë pa Edi Ramën dhe rendit një sërë problemesh me të cilat sipas tij po përballet rinia shqiptare nga mungesae arsimit cilësor deri në mungesën e vendeve të punës.
“Miqte e mi, sot qeveria e vendit tonë, si qeveritë e mbarë botës, duhej të diskutonte me të rinjtë për politika punësimi, rritjen e kuotave për studentët që duan të ndjekin universitetin, uljen e tarifave për arsimin e lartë, gjallërimin e jetës artistiko kulturore në vend, e shumë çështje të tjera që shqetësojnë rininë, por ky është një luks i tepërt për qeverinë e palmave dhe jaguarëve”, tha Këlliçi.

Ai madje ka ashpërsuar më shumë gjuhën kur bën krahasime mes të rinjve shqiptar me djalin e kryeminitrit.
“I biri i Kryeministrit shëtit me syze dielli 70.000 euro ndërkohë që rreth 40% e të rinjve enden rrugëve të papunë e të pashpresë e ku një djalë 17 vjeçar vdiq vetëm para pak ditësh në landfillin e Sharres, duke punuar mes plehrave për të mundësuar blerjen e librave shkollorë. Është e tepërt sot të flasësh për eleminimin e varfërisë mes të rinjve në një vend ku qeveria premtoi hapjen e 300.000 vendeve të reja të punës, e ndërkohë mbi 100.000 shqiptarë, shumica të rinj deri në moshen 35 vjeç të aftë për punë, lanë Shqipërinë vetëm vitin e kaluar. Mbi 200.000 qytetarë të tjerë aplikuan për Lotarinë Amerikane pikërisht sepse kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë, të ardhmen e rinisë. ‪Rinia do të jetë më mirë pa Edi Ramën.” – shtoi kreu i FRPD.

Belind Këlliçi ka prezantuar dhe një program konkret që po harton PD për rininë.

Ja pjesë nga programi:
“Si një force politike serioze dhe alternative konkrete per daljen nga kriza ku eshte zhytur vendi, PD me ne krye z. Lulzim Basha ka bere nje sere premtimesh konkrete per te rinjte e vendit.
Platforma e PD per daljen nga kriza e thelle ekonomike ku na ka zhytur Rama eshte: takse e sheshte 9%, TVSH 15%, mbeshtetje nga buxheti per sipermarrje te medha qe punesojne te rinjte dhe investime publike qe hapin vende te reja pune.
Persa i perket arsimit, PD do i jape mundesine cdo te riu te arsimohet duke ulur tarifat e edukimit permes bashkefinancimit direkt per cdo student nga buxheti i shtetit. Masa e bashkefinancimit do te percaktohet nga dega dhe cilesia e universitetit e pikerisht kjo do te rrise konkurencen mes universiteteve per cilesi si dhe do te orientoje te rinjte te studiojne ne baze te nevojave te tregut. Per ta mbyllur me premtimet dhe perkrahjen qe PD do ti ofroje te rinjve, nuk duhet te harrojme se ne zgjedhjet e ardhshme, plot 35% e kandidateve zyrtare per deputete te PD, do te jene te rinj nga rradhet e FRPD. Perzgjedhja e tyre do te behet permes nje formati Amerikan te perballjes me debate dhe platforma konkrete per rinine.”

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553