INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Në lojë" Ilir Meta, kërkon takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

Publikuar më: 13:49 10-06-2016

Pas dështimit të takimit mes Kryeministrit Rama dhe rkeut të opozitës, futet në “lojë” Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit, dikur aleat me demokratët, tashmë kërkon një takim kokë më kokë me kreun e PD Lulzim Basha për reformën në drejtësi. Lajmi është bërë publik nga vetë Kreu i Kuvendit në një dalje për mediat. Por Ilir Meta kërkon të veprojë me shpejtësi, ndaj thotë se takimi duhet të bëhet në çdo kohë, deri ditën e hën.
Ilir Meta:
“Si kryetar i Kuvendit, i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë që ai e çmon të arsyeshme dhe në çfarë do lloj formati, mundësisht deri ditën e hënë, pasi jam i bindur se jemi tashmë të vonuar në kalendarin për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, e cila nuk është përfshirë deri më tani për arsye të mos arritjes së kompromisit përfundimtar. Jemi në krizë me kohën dhe duhet të reflektojmë dhe të lëvizim sa më shpejt në mënyrë që ky proces të zhvillohet me cilësinë e duhur, sipas standardeve të Venecias, por edhe sipas sugjerimeve të EURALIUS dhe OPDAT-t”.
Është shumë e rëndësishme që reforma të miratohet sa më parë edhe për të bërë sa më shpejt efektive asistencën, në mënyrë të veçantë të Shteteve të Bashkuara. Meta deklaroi gjithashtu se ishte një gabim futja në agjendën trejavore të punimeve të Kuvendit miratimin e kësaj reforme.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932