INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Në mundsh më ndiq’. Rikthehet Saimir Tahiri, thyen heshtjen dhe del përballë medieve [FOTO]

‘Në mundsh më ndiq’. Rikthehet Saimir Tahiri, thyen heshtjen dhe del përballë medieve [FOTO]

Publikuar më: 08:09 03-05-2018

Saimir Tahiri në dy seancat e fundit parlamentare shënoi emrin për të mbajtur një fjalë në Kuvend, disa muaj pas përfshirjes së emrit të tij në bandat kriminale. Por kjo nuk ndodh për shkak të seancave të tensionuara mes shumicës dhe opozitës. Ndërkohë këtë të enjte Saimir Tahiri ka vendosur të thyejë heshtje dhe njofton një konferencë për shtyp nga kryesia e kuvendit, pikërisht në momentin që është lajmëruar dhe mbledhja e seancës kuvendore.
Është zyra e shtypit e kuvendit e cila ka njoftuar një konferencë për shtyp të Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, e cila do të mbahet në orën 10:00. Ai pritet te dale ne një konferencë shtypi nga Kryesia e Kuvendit.
Ndërsa vetë ish Ministri i Brendshëm ka njoftuar ndjekësit e tij në facebook për deklaratën për mediat ndërsa thotë.
Saimir Tahiri:
“Në mundsh, më ndiq pas 1 ore këtu. Live”.
Nuk ka ende asnjë të dhënë lidhur me atë që pritet të thotë Tahiri dhe për cfarë do ta mbaje këtë konferencë.

saimir_fb.png

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383