Po luhet në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombëve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Pas paraqitjeve zhgënjyese në testet miqësore, sot është dita e së vërtetës, në rast të kundërt, stoli i trajnerit Panuçi do të jetë tepër i rrezikuar.
Një fitore në përballjen e sotme, do t’i hapte rrugën Kombëtares, për të kapur vendin e parë në Nations League. Kujtojmë që kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Izraelin dhe Skocinë.
Mirëpo në stadiumin Elbasan Arena është vënë re diçka e veçantë, ku të rinjtë e FRPD i japin një mesazh Ramës duke i thënë, “Rama ik” me anë të një banderole.