INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në prag të epidemisë të gripit, për të përballuar fluksin 4 poliklinika do qëndrojnë hapur

Në prag të epidemisë të gripit, për të përballuar fluksin 4 poliklinika do qëndrojnë hapur

Publikuar më: 11:20 03-12-2018

Në stinën e ftohtë gripi përhapet masivisht. Për këtë arsye strukturat shëndetësore janë vënë në lëvizje. Për të përballuar fluksin e pritshëm 4 qendra shëndetësore do të qëndrojnë hapur gjatë gjithë javës. Shërbimi do të jetë 24 orë. Kështu do të shmanget mbingarkesa në pavionin e pediatrisë, ku ditët e fundit prindër me fëmijë në krah torturohen për orët të tëra për të marrë shërbim shëndetësor.

Qendrat shëndetësore, që do të qëndrojnë hapur 24 orë:

-Qendra Shëndetësore nr. 6 në Kombinat
-Qendra Shëndetësore nr. 7 Laprakë
-Qendra Shëndetësore nr. 8 Ish-Bllok
-Qendra Shëndetësore nr.10 Oxhaku

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219