Ndonëse jemi në prag të vitit të ri mesa duket shumë prej banorëve të kryeqytetit do të duhet të vuajnë për disa orë edhe mungesën e energjisë elektrike.
Me siguri shumë familje kanë nisur përgatitjet për darkën e nesërme. Një defekt në transormatorin e energjisë tek disa rrugë dytësore të ish komunës së Parisit ka lënë pa energji prej 3 orësh shumë familje.
Punonjësit e OSHEE ndërkohë kanë mbërritur në vendngjarje për të sjellë sa më shpejt energjinë në shtëpinë e familjeve kryqytetase.