INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në Shqipëri do na ngelen çunat beqarë! Ja pse...[VIDEO]

Publikuar më: 09:43 13-03-2018

Përmbyset raporti femra- meshkuj në vendin tonë! Të paktën në 2017 rezultoi se në Shqipëri ka më shumë meshkuj se femra dhe kjo lidhet edhe me abortin selektiv, pasi ende në zona të thella të vendit tradita për më shumë djem dhe më pak vajza vazhdon. Kjo kuptohet lehtësisht në analizën sipas gruposhave, pasi tek ato më të reja rezulojnë më shumë djem se vajza. “Telegraph” ka publikuar së fundmi hartën globale të raportit burra-gra dhe në Shqipëri është 1.04. Pra për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067. Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra.
Ndërsa nga mosha 40 vjeç e lartë fillojnë e mbizotërojnë femrat. Për grupmoshat nga 40-59 vjeç, raporti është 0.95.
Vendi ynë sipas një raporti ndërkombëtar është i vetmi në Europë që ka më shumë meshkuj sesa gra.
Ndaj çunat për t’u martuar duhet të “hedhni sytë” dhe në shtete te tjera, se në çdo 100 burra 4 do të mbeten vetëm. Në Shqipëri vetëm në tre qarqe numri i femrave ia kalon meshkujve, që janë Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277