Nesër në kryeqytet do të organizohet panairi i ekspozimit te makinave luksoze, dhe për pasojë do të bllokohen disa rrugë. Për këtë arsye janë marrë edhe masa për lëvizjen e mjeteve. Sipas njoftimit te policise do te bllokohen disa akse rrugore duke vijua nga neser e deri pasneser si me poshte:
Nesër në sheshin Nënë Tereza duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi i karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06.07.2017
Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore:
Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes
Mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë
Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes
Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të lëvizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin Nënë Tereza
Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore.