INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Turqinë e ‘sulltanit’ Erdogan shtohet numri i ateistëve

Në Turqinë e ‘sulltanit’ Erdogan shtohet numri i ateistëve

Publikuar më: 15:21 10-01-2019

Në Turqi, gjithmonë e më shumë njerëz po i kthejnë shpinën fesë. Sondazhet e fundit tregojnë se numri i ateisteve është rritur dhe faji për këtë, shkruan DW duhet kërkuar sipas eksperteve, tek politikat e Erdoganit.

Qarqet konservatore fetare ne vend pretendojnë se Shoqëria turke është e përberë 99% prej myslimaneve.

Edhe Ministria për Çështje Fetare DIYANET, në të dhënat e publikuara ne 2014-ën, thoshte se 99,2 % e popullatës së Turqisë deklarohen si myslimane.

Por anketimi i realizuar nga instituti prestigjoz për hulumtimin e opinionit, Konda, tregon se numri i njerëzve qe e quajnë veten ateistë është gjithmonë e më i madh.

Erdogani ka për qëllim që te ushtrojë presion ndaj njerëzve që ta pranojnë këtë lloj besimi, ndaj shumë prej tyre janë larguar nga feja, thotë, Selin Özkohen kryetari i shoqatës së ateistëve, i cili shton se një nga arsyet perse

sondazhet tregojnë këto shifra sot është se turqit po bëhen me të guximshëm, e po deklarohen ateiste.

Article Logic
Execution time: 0.0023138523101807