INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nën moton “Nikolla ik”, Lëvizja për Universitetin përplaset me policinë [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 23-11-2016

Studentët e pedagogët e Lëvizjes për Universitetin i janë rikthyer protestave këtë herë me kërkesë kryesore dorëheqjen e Ministres, Lindita Nikolla. Po nisja nuk ka qënë aspak e këndëshme, pasi janë përballur me forca të shumta policie, të cilët nuk kanë dashur ti lejojnë të protestojnë përpara hyrjes së dikasterit të arsimit me argumentin se nuk kanë një leje nga policia. Ky pretendim u rrëzua me fakte nga studentët.
Gjithësesi ata u spostuan më poshtë dhe vijuan protestën duke lëshuar dhe thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë, ministrisë dhe sistemit të arsimit të lartë. Në protest u shfaq dhe studentja që hodhi salcë mbi Nikollën pak ditë më parë dhe mbajti dhe një deklaratë të fortë. Kjo lëvizje prej vitesh protestojnë kundër reformës në arsimin e lartë, që sipas studentëve favorizon universitetet private në kurriz të atyre publike.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609