INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna shpëton nga martesa vajzën 10-vjeçare. Burri kishte organizuar gjithçka por..

Nëna shpëton nga martesa vajzën 10-vjeçare. Burri kishte organizuar gjithçka por..

Publikuar më: 14:27 27-05-2018

E ardhmja e saj si një fëmijë nuse ishte vendosur. Shaila (nuk është emri i vërtetë) është vetëm 10 vjeç dhe vjen nga Bangladeshi, dhe atje do ta dërgohej përsëri nga babi i saj derisa të martohej me një nip të familjes që është 22 vjeç. Një martesë e planifikuar, aq shumë sa që ai i kishte blerë tashmë biletat e avionit. Por është nëna e vajzës ajo që kundërshton këtë vendim. Mosmarrëveshjet nisin mes dy prindërve të 10-vjeçares dhe për të shmangur largimin e afërt të vajzës, gruaja rrëmben dhe fsheh pasaportat. Është një problem i vështirë familjar ajo që Malijka, 41 vjeç, tregon ndërsa padit burrin e saj për keqtrajtim në familje. Gjykata dëgjoi edhe dëshminë e vajzës, e cila konfirmoi se kishte dëgjuar mamin që diskutonte me babanë për martesën që do të bëhej me çdo kusht, sipas burrit. Pasi gruaja mori pasaportat, i ati i Shailas shkoi menjëherë në stacionin e policisë për të raportuar humbjen e tyre dhe pastaj nga atje aplikoi në konsullatën në Bangladesh për të marrë një kopje. Por burri nga Bangladeshi mohon historinë e treguar nga gruaja e tij, ndërsa shton se nuk e ka sulmuar kurrë me thikë. Tani që procesi po zhvillohet në gjykatë, Malijka po qëndron në një shtëpi strehimi ndërsa e mitura po ndiqet nga shërbimet sociale. 

Historia e nënës së 10-vjeçares
Malijka rrëfen se i është dashur të përballet me një jete të vështirë. Në qytetin e Bangladeshit burri i saj jetonte me prindërit, dhe me dy vëllezërit dhe motrën. Ajo bënte punët e shtëpisë dhe mbushte ujë nga pusi çdo ditë, si dhe siguronte dru për të ndezur zjarrin. 41-vjeçarja u martua me babain e Shailas një dekadë më parë. Ai ishte burri që prindërit e saj zgjodhën për të, siç e kanë edhe traditë në vend. Por ai e la nusen vetëm pak muaj pas martesës (ajo atëherë ishte shtatzënë) dhe shkoi për të punuar në Itali. I premtoi se do të kthehej brenda vitit, por në të vërtetë, ai u kthye pas nëntë vjetësh. Vajza e vogël të cilën nuk e kishte parë kurrë ishte rritur. Ai mori gruan dhe vajzën me vete në Milano. Sipas asaj që rrëfen Malijka, ajo dhe Shaila jetuan deri në fund të vitit 2016, në një lloj izolimi të kërkuar nga burri i saj. Atyre nuk u lejohej të flisnin me fqinjët, dhe Shaila nuk mund të shkonte në shkollë nëse nuk lexonte dhe mësonte Kur'anin. Gruaja flet për një bashkëjetesë të padurueshme, të përkeqësuar nga qëndrimet e dhunshme të burrit të saj. Por ajo e duroi atë deri në momentin që ai filloi të planifikonte kthimin e Shailas në Bangladesh për t'u martuar. Këtu nisi rebelimi i befasishëm i bashkëshortes së tij. Denoncimi i saj duket se do të shënojë një kthesë në fatin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656