INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëntë ura të rrezikura, brenda dy javësh ARRSH nis ndërhyrjet

Nëntë ura të rrezikura, brenda dy javësh ARRSH nis ndërhyrjet

Publikuar më: 14:39 20-08-2018

9 ura në Shqipëri janë në gjendje problematike dhe në afatin prej dy javësh do të jetë gati projekti për ndërhyrje në këto vepra. Autoriteti Rrugor me anë të një deklaratë për mediat ka sqaruar se nuk ka arsye për t’u alarmuar, pasi gjendja e urave në përgjithësi nuk është emergjente. Shtatë ditë pas shembjes së urës në Genova në Itali, Autoriteti Rrugor Shqiptar po monitoron të gjitha urat. Në një deklaratë për mediat, kreu i ARRSH Afrim Qendro, u shpreh se nga 1200 ura që janë në administrim të këtij Autoriteti, vetëm 9 prej tyre janë në gjendje më të keqe dhe kanë nevojë për ndërhyrje, ndërsa më problematike shfaqet situata me urën e Dragotit.
Ja urat që janë planifikuar në buxhet për hartimin e projekteve të ndërhyrjes apo ndërtimit
1.Ura e Leklit
2.Ura e Dragotit
3.Ura e Vores
4.Ura e Tapizes
5.Ura e Drojes
6.Ura e Zemblakut
7.Rikonstruksion i urës së Kaludhit
8.Nyja në disnivel ne Bushnesh
9.Ura lidhëse e rrugëve Levan - Tepelenë me Dragot – Tepelenë
Gjendja jo e mirë e këtyre veprave vjen nga mosha e tyre, për shkak se disa kompani nuk respektojnë peshën mbi aks sipas Kodit Rrugor, dhe një tjetër arsye është gërryerja tek këmbet e urës, siç është rasti i urës së Peqinit. Brenda dy javësh do të jetë gati projekti për situatën e këtyre urave që kanë shfaqur probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703