INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse Anxhelina s’do ish vrarë nga i ati, do ishte bërë nuse! Deklarata e të dashurit afgan…

Nëse Anxhelina s’do ish vrarë nga i ati, do ishte bërë nuse! Deklarata e të dashurit afgan…

Publikuar më: 10:59 08-01-2019

E reja Anxhelina Petro, që u masakrua me thikë nga i ati i saj, nëse sot s’do ishte vrarë mizorisht do të kishte veshur fustanin e bardhë.
Në një intervistë për televizionin grek “Skai”, 30-vjeçari afgan tha se një javë para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ai i kishte propozuar për martesë 29-vjeçares.
“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm”, tha ai duke përmendur edhe disa kërcënime dhe dhunë, që Anxhelina kishte marrë nga babai i saj madje dhe nga xhaxhai i saj.
“Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh 30-vjeçari.
Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro. Sipas dëshmive të pasqyruara në mediat greke, Anxhelina dhe i dashuri i saj bashkëjetonin prej 13 muajsh.
Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Madje ai ka kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.
Trupi i pajetë i Petros pritet që të sillet ditën e sotme në Shqipëri për t’u varrosur në Berat, ku jeton mamaja e 29-vjeçares.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379