Jeta jonë shpesh herë bëhet mjaft monotone. Shpesh ne duam ndryshim. Për të realizuar këtë të fundit duhet bërë ca punë, por ja që ekziston një vend ku do të mund që të jetoni mjaft ndryshe.
Asgardia është emri i këtij vendi. Për momentin organizata që ka projektin është duke mbledhur fonde dhe sapo t'i ketë ato, do të vijë koha për të realizuar projektin e saj.
Një stacion gjigand hapsinor në Mars është ideja pas Asgardias. Nuk kemi të bëjmë me një projekt klasik të NASA. Asgardia është themeluar si projekt nga miliarderi Azerbaixhanas Raufovich (Igor) Ashurbeyli. Ai ka një CV shumë emblematike dhe është një Elon Musk i lindjes, që ka punuar në industri të ndryshme si: telekomunikacioni, armët, ndërtimi, indusstria e makinave etj.
Asgardia po ashtu ka një himn të vetin zyrtar dhe duket se mund që të tërheqi mjaft vëmendje. Deklarohet që të paktën 220 mijë njerëz janë gati për të dalë vullnetarë që të bëhen banorët e saj të parë.
Nëse jeni gati për të vlen që t'iu them që ata me shumë gjasa nuk do të ngrenë kurrë mjaftueshëm fonde, kështuqë ideja e tyre është thjesht çmenduri e një CEO-je të marrosur. Nëse dikush do të arrijë që të krijojë një stacion hapsinor në Mars, padyshim që do të jetë NASA, e cila po bashkëpunon me kompaninë më të madhe të armëve në botë Lockheed Martin.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.