INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni bërë plane për plazh, nesër moti do ju surprizojë

Nëse keni bërë plane për plazh, nesër moti do ju surprizojë

Publikuar më: 17:21 07-07-2017

Fundjava erdhi, por nëse keni bërë plane për ditën e shtunë bëni mirë të merrni masa sepse do të ketë çrregullime dhe rebeshë shiu në një pjesë të ditës.

Sipas meteoalb, gjatë ditës së shtunë kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat veriore ku gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, në ekstremin verior. Pasditja mbetet me kthjellime në ultësiren perëndimore por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37ºC.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045