INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk keni sedilje të posaçme në makinë për fëmijët, ja si ju “fluturon” patenta…

Nëse nuk keni sedilje të posaçme në makinë për fëmijët, ja si ju “fluturon” patenta…

Publikuar më: 10:41 30-08-2016

Masat e reja për sigurinë gjatë lëvizjeve me makinë janë shtuar ndjeshëm dhe penalizimet janë shumë të rënda. Nëse nuk vendosni rripin e sigurimit në automjet edhe brenda qytetit, do të përballeni me gjobë që shkon nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të rinj dhe nëse udhëtoni me fëmijën në makinë duhet të siguroni në pajisje fiksuese, që ata të ulen. Në të kundërt jo vetëm do të gjobiteni, por do t’ju hiqet patenta për një afat kohor nga 6-12 muaj.
Mësohet se pas hyrjes në fuqi të Kodit Rrugor për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë rritur sanksionet, por efekt më të madh ka dhënë lajmi për vendosjen e gjobës për rripin e sigurimit si edhe ndenjëse fiksuese për fëmijët nën 12 vjeç.
Ekspertë sqarojnë se 2 në 7 të aksidentuar rëndë, nuk kanë përdorur rripin e sigurimit, i cili edhe pse nuk mund ta parandalojë aksidentin, por minimizojë pasojat e tij.
Afati për të filluar aplikimin e këtyre sanksioneve do të shtyhet deri në 5 shtator për t’u dhënë mundësi qytetarëve të informohen në lidhje me këto ndryshime.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768