Këtë të dielë më 24 qershor në Turqi zhvillohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Në zgjedhjet presidenciale në garë janë 6 kandidatë ndërsa në ato parlamentare 8 parti politike.
Më shumë se tre milionë turq që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Erdogan që nga viti 2014 është president i Turqisë.
Më parë ka ushtruar detyrën e kryeministrit nga viti 2003 deri në vitin 2014.
Nëse rizgjidhet të dielën do të bëhet presidenti i parë i Turqisë në sistemin e ri presidencial të qeverisjes, i cili u miratua nga votuesit në një referendum të mbajtur në prill të vitit 2017.
Dhe një rizgjedhje i jep edhe më shumë fuqi Erdogan i cili po ashtu pas dështimit të grushtit të shtetit në korrik të 2016 ka forcuar më shumë pozitat e tij.