Obelisku Newborn, simboli i pavarësisë së Kosovës do të ndryshojë pamjen edhe këtë vit.
Këtë herë duket se slogan i ri, i adsresohet presidentit të SHBA-së, Donald Trump si dhe Sërbëve në veriun e Kosovës. Monumenti i njohur do të ndryshojë pamjes më 17 Shkurt, në Ditën e Pvarasësisë me sloganin “No Walls” (pa mure). Ky mesazh vjen pas një polemike të ngjallur nga kërkesa e Sërbisë për të ngritur një mur në veri të Kosovës, më saktë në qytetin e Mitrovicës, si dhe planit të Trump për të ndërtuar një mur në kufi me Meksikën.
Sërbia hodhi poshtë murin e Mitrovicës këtë muaj, pas një marrëveshjeje me autoritetet e Kosovës. “Në një botë ku po ndërtohen mure çdo ditë dhe liria e veprimit po bëhet më e limituar dita-ditës nga mendjet e vogla, ndërkohë që një mur këtu po dëmton pavarësinë e Kosovës, NEWBORN kërkon të hedhë poshtë këto mure, për hir të njerëzimit”, u shpreh krijuesi i monumentit, Fisnik Ismajli.
Kjo e premte do të jetë përvjetori i nëntë i instalimit të monumentit, i cili u krijua për të shënuar pavarësinë e Kosovës nga Sërbia.