Banorët e një pallati në Elbasan kanë lajmëruar policinë pasi nga një apartament i pallatit ku jetonin vinte ere e keqe.
Pas ndërhyrjes në banesën në katin e pestë është gjetur trupi i një gruaje në fazën e dekompozimit të plotë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe sa kohë ka që ka ndërruar jetë.
Mësohet se trupi që është dërguar për autopsi i përket një gruaje të paralizuar rreth 70 vjeç.