Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se kontrolli i territorit dhe ekonomisë ka kaluar në duart e krimit dhe se organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara. Gjatë një konference për mediet Basha foli për herë të parë edhe për ngjarjen të pak ditëve më parë në Bllok ku ndër të tjera është shprehur se Ervin Mata person i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen ku mbeti i vrarë nje person ka qënë në një udhëtim jashtë shtetit me Saimir Tahirin. “Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit si përplasje për këngëtaren është përplasje për pazare droge që janë përfshirë njerëz të njohur dhe të komentuar me njerëz me pushtetin.
A e dini se me ke ishte Saimir Tahiri në Gjermani? Ishte me këtë (Ervin) Matën, që u përplas me bandat rivale dhe kjo ka ndodhur në një lokal të preferuar të Arben Ahmetaj, në qendër të Tiranës tek Blloku ku rrinë bashkë politikanë e kriminelë, ndodhi në vendin ku rrinë bashkë bandit e politikanë, në këto katër vite vrasjet më mafioze”-tha Basha.