INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja në Memaliaj, levë pas kokës, 63-vjeçari rrëfen sesi vrau bashkëshorten

Ngjarja në Memaliaj, levë pas kokës, 63-vjeçari rrëfen sesi vrau bashkëshorten

Publikuar më: 12:35 30-04-2019

Memaliaj u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë. Një 53-vjeçare u gjet e vdekur brenda në shtëpi në fshatin Vagalat.

Disa orë pas ngjarjes burri ka pranuar se vrau gruan e tij Antoneta Hoxhën brenda në shtëpi. 63-vjeçari Skënder Hoxha u shoqërua nga policia për sqarimin e rrethanave të vdekjes së 53-vjeçares, në fshatin Vagalat të Memaliajt mëngjesin e sotëm.

Fillimisht ai mohoi të ishte autori, por më pas e pranoi që kishte vrarë gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të banesës në dhomën e gjumit të çiftit. Fillimisht çifti ka pasur një grindje, motivet e së cilës nuk dihen, ndërsa më pas situata është tensionuar dhe në një moment kur gruaja ka qenë me shpinë, burri e ka goditur me levë pas kokës.

Burri ka deklaruar se pasi e goditi me levë, gruaja i ka kërkuar ndihmë për ta shpëtuar, por Skënder Hoxha e la në gjendje të rëndë duke ndërruar jetë.

Antoneta Hoxha nënë e katër fëmijëve kishte plagë pas koke dhe në krah.

Article Logic
Execution time: 0.0027358531951904