INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarja që tronditi Tiranën/ Iu vra e dashura 17-vjeçare, e shkuara e errët e të plagosurit: Më jep 2000 Euro mos të publikoj videon!

Ngjarja që tronditi Tiranën/ Iu vra e dashura 17-vjeçare, e shkuara e errët e të plagosurit: Më jep 2000 Euro mos të publikoj videon!

Publikuar më: 21:11 26-12-2018

Një vajzë 17-vjeçare mbeti e vrarë sot në një atentat që tronditi Tiranën ndërsa i dashuri i saj u plagos rëndë. 17-vjeçarja Briselda Gjinkola dhe i dashuri i saj, 23-vjeçar Erion Benga u qëlluan me armë zjarri sapo hynë në makinën tip “Mercedes Benz” A Class ngjyrë gri me targa "AA 266 MS", parkuar në mes të një sheshi në kompleksin Gintash në Laprakë.

Por 23-vjeçari i cili mbeti i plagosur ka një precedent penal në të shkuarën. Ai është arrestuar para dy vitesh për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Sipas njoftimit që bëri të ditur policia në atë kohë i riu është akuzuar se në bashkëpunim me një person tjetër me iniciale A.S, 25-vjeç ka shantazhuar ish-të dashurën se do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2 mijë euro.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046381950378418