Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mbrëmjen e kaluar ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.
Një ditë pas vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj Erjon Bengo është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se personi që ka qëlluar mbi dy të rinjtë është shtetasi Robert P. i ditëlindjes 1999.