Në orët e para të mëngjesit, është gjetur një burrë i pajetë në rrugën e fshatit Ravonik në Korçë. Mësohet se viktima është Jani Poda 58 vjeç.
Ndërkohë bëhet me dije se 58-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
58-vjeçari është viktima e parë si pasojë e temperaturave të ulta e shënuar për këtë vit. Moti i acartë dhe temperaturat shumë të ulta kanë përfshirë vendin ditët e fundit.