INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Testohen tatuazhet ‘e zgjuar’ që zbulojnë sëmundje në trupin tonë

Testohen tatuazhet ‘e zgjuar’ që zbulojnë sëmundje në trupin tonë

Publikuar më: 09:44 25-07-2019

Yje, shigjeta, trekëndësha dhe lule. Në pamje të parë mund të duken skica të thjeshta tatuazhesh.

Por këto skicime mbi lëkurë, sipas ekspertëve gjermanë mbartin në vetevete shumë të dhëna për gjendjen shëndetësore të njeriut. Këto tatuazhe janë të gjendje të ndryshojnë ngjyrën duke iu përgjigjuur ndryshimeve që ndodhin në trupin tonë,kryesisht duke u bazuar në tre parametra, glukoza, albumina dhe Ph lëkurës.

Këto tatuazhe janë testuar nga ekspertët tek indet e disa derrave dhe shumë shpejt do të testohen edhe tek njeriu.Ata shpresojnë se një ditë duke monitoruara tatuazhe të tillë mjekët do të zbulojnë në kohë reale sëmundje kronike të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe të veshkave.Hulumtuesit kanë zhvilluar sensorë kolorimetrikë injektuesë të aftë për të matur përqendrimet e tre biomarkuesve në lëngun intersticial që shërben si një sistem furnizues për indet e organizmit.

Sensorët shpjeguan studiuesit veprojnë si një ekran diagnostik, të aftë për të ndryshuar ngjyrën në përgjigje të ndryshimeve në përqendrimet e pH, glukozës dhe albuminës.

Për sensorin e albuminës u përzgjodh ngjyra e verdhë, e cila kthehet e gjelbër ndërsa rriten përqëndrimet e albuminës. Për sensorin e glukozës u përzgjodh ngjyra e verdhë, e cila mund të ndryshojë në ngjyrë të e gjelbër e errët nga përqëndrimet e larta të glukozës.

Dhe së fundmi, sensori pH mund të ndryshojë nga e verdhë në blu, kur vlerat e parametrave janë midis 5 dhe 9 (vlera e pH konsiderohen normale luhatet rreth 7.4).Tre biomarkuesit, thonë studiuesit, janë zgjedhur, sepse ndryshimet e tyre në trupin tonë tregojnë se diçka jo normale është duke ndodhur në trupin tonë.

Albumina, për shembull, është një proteinë plazme e prodhuar nga qelizat e mëlçisë, përqendrimet e ulëta të të cilave në gjak mund të shkaktojnë probleme të veshkave ose të mëlçisë, ndërkohë që nivelet e larta mund të shoqërohen me probleme të zemrës.

Glukoza, nga ana tjetër, është një parametër që duhet të monitorohet vazhdimisht te pacientët që vuajnë nga diabeti, një sëmundje e karakterizuar nga një përqendrim i lartë i glukozës në gjak, e cila është shkaktuar nga mungesa e insulinës, Dhe së fundi, ndryshimet në nivelet e pH të gjakut, mund të shkaktohen nga një gamë e gjerë problemesh që kërkojnë testime të mëtejshme nga mjekët specialistë.

Tatuazhet e krijuara nga kërkuesit mund të jenë në gjendje të monitorojnë edhe përqëndrimin e elektroliteve, proteinave, mikroorganizmave dhe gjendjet e dehidratimit.

 

 

ntfoto.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213