INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis  gara e “Vitit të Ri”,  cili këngëtar do ta thyejë rekordin e shumës më të madhe këtë vit si i ftuar në clubet e natës në Tiranë?

Nis gara e “Vitit të Ri”, cili këngëtar do ta thyejë rekordin e shumës më të madhe këtë vit si i ftuar në clubet e natës në Tiranë?

Publikuar më: 18:08 10-12-2016

Nata e ndërrimit të viteve në Tiranë  mund të cilësohet edhe si “nata e artë” për clubet e natës. Kryeqytetasit dhe jo vetëm, shpenzojnë shuma marramendëse për ta bërë atë natë që të mbahet mend gjatë duke prenotuar me çmime shumë të kripura, nëpër ambiente ku performojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Por edhe pse duhet pak a shumë 3 javë larg ende larg 31 dhjetorit dhe 1 janarit të 2017-ës, club-et kanë filluar të bëjnë publike të ftuarit që do të kenë, ndërsa kanë nisur rezervimet e para.

 “Folie Terrace”, që është një nga club-et më të frekuentuara në kryeqytet, ka njoftuar se këtë vit ka të ftuar Ledri Vulën, Flori Mumajesin, Brunon dhe Klajdi Harunin.

Pritet që edhe clubet e tjera të njoftojnë të ftuarit e tyre për natën e ndërrimit të viteve.

Këngëtarë që janë në kulmin e karrierës dhe këngët e tyre janë hite të garantuara.

Shifrat që këta artistë marrin është shumë e lartë, sidmos për natën e ndërrimit të viteve dhe rekordi është vendosur këtë vit që po lëmë pas nga reperi Noizy me 25 mijë euro.

Noizy është i vetmi që ka bërë të ditur shifrën që ka marrë për këtë natë, ndërsa mbetet të shihet  se cili këngëtar do ta thyejë rekordin e vitit 2017. 

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334