Pas zgjedhjeve europiane, deputët e rinj të zgjedhur në 28 vendet anëtare të BE janë ulur sot në Parlamentin Europian.
Por ajo cka ra në sy ishte protesta e eurodeputetëve britanikë që i përkasin partisë Brexit e cila mbështet daljen e Britanisë nga Unioni.
Në momentin që nisi himni europian deputetët kthyen shpinën.
Sa i përket përbërjes së parlamentit ish kryeministri Italian Berlusconi është deputeti më i vjetër ndërsa eurodeputetja më e re është një 21-vjeçare nga Danimarka.