9 shtetas sirianë po transportoheshin në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë. Po policia ka mundur ti identifikojë në një mjet, në autostradën Levan - Fier. Ata ishin në fuoristradën e shtetasit, 23 vjeç A. Cahani, banues në Tiranë. Policia ka mundur të arrestojë drejtuesin e mjetit dhe në makinë ishin 5 burra, 2 gra dhe 2 fëmijë sirianë. Ata me pas janë marrë në pyetje për të mësuar se në ç’mënyrë kanë mbritur në vendin tonë dhe kush mund të jenë personat që i kanë trafikuar dhe shoqëruar.