INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niset për në Shqipëri, vdes në traget 58 vjeçari

Niset për në Shqipëri, vdes në traget 58 vjeçari

Publikuar më: 08:32 03-08-2018

Të nisesh për në Shqipëri për tek familja por gjen vdekjen gjatë udhëtimit. Një 58 vjeçar ka gjetur vdekjen teksa vinte në atdhe gjatë udhëtimit të tij me traget. Ngjarja e rëndë është bërë e ditur mëngjesin e kësaj të premte. Sipas të dhënave të par 58 vjeçari person ka ndërruar jetë në tragetin e linjës Bari-Durrës, dhe ngjarja është bërë e ditur në portin e Durrësit. Ndërkohë nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai është shtetasi Isa Koni. 

Mësohet se 58 vjeçari nga Maminasi është ndier keq në traget dhe ka kërkuar ndihmë por brenda pak minutash ka ndërruar jetë.
Pasagjerët thonë se 58 vjeçarit nuk i është dhënë ndihma e parë dhe se nuk kishte një staf mjekësor në traget.
Ndërkohë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 58 vjeçari.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775