INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani “ngec” ligjin për pronat

Nishani “ngec” ligjin për pronat

Publikuar më: 15:08 29-12-2015

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin e pronave, të miratuar në seancën plenare të datës 5 dhjetor 2015 dhe të kundështuar nga grupet e interesit. Në relacionin shoqërues, Presidenti thotë se skema e ofruar për zgjidhjen e problemit të mosekzekutimit të vendimeve për kompensimin e pronarëve, është në kundërshtim me kushtetutën. Sipas tij, qeveria nuk ka të dhëna të sakta për kompensimin, ndërsa duke iu referuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, presidenti thotë se kjo gjykatë ka vlerësuar se “Plan Veprimi” i miratuar nga qeveria nuk është i duhuri.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336