INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani i thotë JO ligjit për Dhomat e Tregtisë, taksë e fshehtë për bizneset

Nishani i thotë JO ligjit për Dhomat e Tregtisë, taksë e fshehtë për bizneset

Publikuar më: 14:36 19-10-2016

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim ligjin e miratuar rreth dy javë në Kuvend, i cili detyronte bizneset që të regjistroheshin pranë Dhomës së Tregtisë, duke paguar një detyrim vjetor të përcaktuar. Sipas kreut të shtetit, ky ligj vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe si i tillë ai duhet rishqyrtuar nga parlamentarët.
Bujar Nishani:
“Kërkoj mirëkuptimin Tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 93/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë” të ndryshuar”, pasi bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë”.
Në argumentimin e Presidentit Nishani janë dy arsyeje themelore, se përse ky ligj është antikushtetues. Ndërkohë Presidenti i mëshon faktit e ky ligj ka një taksë të fshehtë për bizneset, e cila do të rëndojë edhe më shumë situatën e tyre ekonomike.
Bujar Nishani:
“Së pari: Regullimi ligjor në lidhje me detyrueshmërinë e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë dhe Dhomat e Bashkuara të Tregtisë përbën një shkelje kushtetuese referuar nenit 46 të Kushtetutës. Neni 46 i Kushtetutës përcakton se: “Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm” duke njohur kështu një parim themelor të të drejtave themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat, qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre.
Së dyti: Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174